Kaosi në kufirin Angli - Francë: Mijëra shoferë kamionësh i kalojnë Krishtlindjet në kabinë

Evropë

Kaosi në kufirin Angli - Francë: Mijëra shoferë kamionësh i kalojnë Krishtlindjet në kabinë

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 15:13
Mijëra shoferë kamionësh i kalojnë Krishtlindjet në kabinë

Mijëra shoferë kamionësh që presin të kalojnë Kanalin Anglez për në Francë e kaluan ditën e Krishtlindjes në kabinat e tyre në Kent.

Qindra ushtarakë janë angazhuar për të ndihmuar në lehtësimin e grumbullimit të rreth 5,000 kamionëve, të cilët janë duke pritur në Aeroportin e Manston.

Drejtuesit e mjeteve lejohen të udhëtojnë me kushtin që të dalin të painfektuar  në testin për Covid-19 përpara se të hipin në një tren ose traget.

Image

Sekretari i Transportit Grant Shapps tha se më shumë se 10,000 teste ishin bërë.

Ai tha se nga ata shoferë kamionësh që ishin testuar, 24 kishin dalë të infektuar me koronavirus.

Franca e mbylli kufirin e saj pasi Mbretëria e Bashkuar paralajmëroi për një variant të përhapjes së shpejtë të koronavirusit por i dha fund ndalimit të saj të mërkurën, duke kërkuar që njerëzit të bënin testin dhe të ishin të painfektuar para se të udhëtonin.

Më shumë se 700 transportues janë testuar që kur Franca hapi përsëri kufirin e saj.

Por rreth 5,000 nuk arritën të shkonin në shtëpi dhe po presin në Aeroportin Manston, në një pjesë të mbyllur të M20 dhe në Dover.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat