Varianti i ri i koronavirusit, Japonia rikthen ndalesat për të huajt

Evropë

Varianti i ri i koronavirusit, Japonia rikthen ndalesat për të huajt

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 17:48
Foto Ilustrim

Japonia njoftoi se do të ndalojë përkohësisht shtetasit e huaj të vizitojnë vendin, një masë kjo ekstreme për të parandaluar përhapjen në vend të variantit të ri të koronavirusit që është shfaqur në Britani.

Masa do të hyjë në fuqi më 28 dhjetor dhe do të zgjasë të paktën deri në fund të janarit, bëjnë më dije burimet zyrtare.

Kështu që shtetasit japonezë dhe rezidentët e huaj që duan të hyjnë në Japoni duhet të kenë një test negative për koronavirus të kryer në 72 orët e fundit dhe më pas do t’iu duhet të qëndrojnë në karantinë për 2 javë.

Ditën e premte në Japoni u regjistrua rasti i parë i një personi të infektuar me variantin e ri të koronavirusit që shpërndahet shumë shpejt, i cili po kthehej nga një vizitë në Britani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat