Arrestohet ambasadori i Malit të Zi në Poloni, Dritani thotë se nuk ka të paprekshëm

Evropë

Arrestohet ambasadori i Malit të Zi në Poloni, Dritani thotë se nuk ka të paprekshëm

Nga: D.G. Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 08:23
Budimir Shegërt

Ish-ministri i shëndetësisë dhe ambasador i Malit të Zi në Poloni, Budimir Shegërt, është arrestua dje, ka bërë të ditur zëvendës kryeministri i kërij shteti, Dritan Abazoviq.

- Ish-ministri i shëndetësisë dhe ambasadori i Malit të Zi në Poloni Budimir Shegërt është arrestuar. Nuk ka të paprekshëm! Lufta kundër korrupsionit të lartë mbetet përparësi! - ka shkruar Abazoviq në Tëitter.

Do të dëshmojmë se shteti është më i fortë se krimi i organizuar, ka shtuar ai.

Mediet e Malit të Zi bëjnë të ditur se prokurorja speciale e shtetit Lidija Vukçeviq ka urdhëruar ndalimin e Shegërtit, ish-drejtori i spitalit privat "Meline", deri në 72 orë.

Shegërti është marrë në pyetje si i dyshuar për abuzim me pozitën e tij në çështjen "Meline", në të cilën, përveç tij, prokuroria dyshon edhe disa persona të tjerë, raporton RTCG.

Vukçeviq njoftoi në një konferencë shtypi në 25 dhjetor se hetimi mbi blerjen dhe shitjen e spitalit në Meline përcaktoi se shteti ishte dëmtuar nga të paktën 10 milionë euro.

Të përkujtojmë se udhëheqësi i Lëvizjes URA tashmë ka paralajmëruar luftë vendimtare kundër korrupsionit, e cila mund të shihet nga arrestimi i drejtorit të Administratës së pasurive të paluajtshme dhe disa zyrtarëve të tjerë.

Zëvendëskryeministri malazez veçanërisht tërhoqi vëmendjen e publikut, kur shkarkoi drejtorin e Administratës së Policisë të Malit të Zi dhe menjëherë pas kësaj drejtorin e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat