Festa me babagjyshin kthehet në mort, humbin jetën 27 njerëz të infektuar

Evropë

Festa me babagjyshin kthehet në mort, humbin jetën 27 njerëz të infektuar

Më: 2 janar 2021 Në ora: 06:31
Festa me babagjyshin

Festa me babagjyshin është kthyer në mort të shumëfishtë në një azil pleqsh në Belgjikë duke pasuar vdekjen e 27 të moshuarve.

Në azilin e Molit, veriu i Belgjikës, të pranishmit u mblodhën më 4 dhjetor për të kremtuar festat e fundvitit.

Mes tyre shkoi edhe babagjyshi që shpërndau dhurata, duke krijuar atmosferë festive për të moshuarit që jetojnë pa familjet e tyre.

Image
Festa me babagjyshin

Por 4 dhjetori i dhuratave që shihni në galeri, u kthye në vatër infeksioni. Që nga ajo ditë, në azil ka pasur 130 raste me Covid-19 dhe 27 viktima.

Belgjika, me 11,5 milionë banorë, është një nga vendet e goditura ashpër nga pandemia, me 19 441 viktima zyrtare, shumë prej të cilëve janë regjistruar nëpër azile.

Image
Festa me babagjyshin
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat