Britania planifikon t’i vaksinojë dhjetëra miliona qytetarë në tre muajt e ardhshëm

Evropë

Britania planifikon t’i vaksinojë dhjetëra miliona qytetarë në tre muajt e ardhshëm

Më: 3 janar 2021 Në ora: 12:11
Boris Johnson

Britania po shpreson që të vaksinojë dhjetëra miliona qytetarë gjatë tre muajve të ardhshëm, ka thënë kryeministri Boris Johnson, raporton BBC.

Britania do të ketë 530 mijë doza të vaksinës anti-COVID të AstraZeneca/Oxford të hënën për t’i vaksinuar qytetarët dhe shpreson të vaksinojë dhjetëra miliona në muajt të ardhshëm.

“Ne shpresojmë të bëjmë këtë...të jemi në gjendje të vaksinojmë dhjetëra miliona gjatë tre muajve të ardhshëm”, ka thënë Johnson.

Ai shtoi se është e mundshme që të merren masa kufizuese shtesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat