Rreth 3 mijë raste të reja me Covid-19 në Gjermani

Evropë

Rreth 3 mijë raste të reja me Covid-19 në Gjermani

Më: 3 janar 2021 Në ora: 19:18
Foto ilustrim

Gjermania po vazhdon të shënoj mijëra raste të infektuara me Covid-19.

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, vetëm gjatë 24 orëve të fundit në këtë shtet janë raportuar 2 mijë e 871 raste të reja të infektuara me këtë virus, ndërsa 66 persona kanë vdekur si pasojë e tij.

Gjermania radhitet e 10-ta në botë për nga numri më i madh i të infektuarve me Covid-19, me gjithsej 1 milionë e 776 mijë e 411 raste si dhe 34 mijë e 925 viktima.

Deri tani në këtë shtet janë kryer 34 milionë e 801 mijë e 593 testime për këtë virus.

Ndërsa, në botë numri i të infektuarve me Covid-19 ka shkuar në 85 milionë e 206 mijë e 986.

1 milionë e 847 mijë e 92 persona kanë vdekur si pasojë e tij e këtij virusi.

Amerika prinë me numrin më të madh të rasteve të infektuara me gjithsej 20 milionë e 924 mijë e 321 raste, pastaj India me 10 milionë e 339 mijë e 573 raste, Brazili me 7 milionë e 716 mijë e 405 raste, Rusia me 3 milionë e 236 mijë e 787 raste dhe Britania me 2 milionë e 654 mijë e 779 raste.

23 milionë e 91 mijë e 101 raste vlerësohet të jenë aktive me këtë virus, nga të cilat 105 mijë e 851 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërsa, vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar edhe 3 mijë e 985 viktima si pasojë e Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat