Portali nga Vojvodina e quan Kishën Ortodokse Serbe fashiste, hajna dhe i akuzon për nxitje të urrejtjes në ish-Jugosllavi

Evropë

Portali nga Vojvodina e quan Kishën Ortodokse Serbe fashiste, hajna dhe i akuzon për nxitje të urrejtjes në ish-Jugosllavi

Nga: F. B. Më: 6 janar 2021 Në ora: 14:45
Kisha ortodokse

“Informer” shkruan se portali nga Vojvodina “ utonomia” ka goditur ashpër Kishën Ortodokse Serbe duke i quajtur fashistë, dhe duke shtuar se ky portal njihet për mbështetje edhe hapësirë për ata që sulmojnë pushtetin përfshirë Marinika Tepiç, transmeton “Bota Sot”.

Në artikull thuhet se portali nga Vojvodina që mbështet qëndrimet e Marinika Tepiç që sulmon pushtetin aktual në Serbi ka bërë goditje të ashpër ndaj Kishë Ortodokse Serbe.

Gazeta “Informer” shkruan se portali qytetar i Vojvodinës “Autonomia” ka kohë që njihet si medium që iu jep hapësirë kritikuesve të pushtetit, ka publikuar një intervistë me Bojana Gatiç, e cila ka shprehur fyerje edhe akuza të rënda ndaj klerit fetar duke i quajtur fashistë, hajna edhe duke i akuzuar si nxitës të urrejtjes në ish-Jugosllavi.

“Nuk ka pasur asnjëherë në Kishën serbe synim edhe prioritet fenë edhe besimin, ata kanë pas qëllim që të ruajnë atë që kanë fituar në 30 vitet e fundit me përvetësim edhe gënjeshtra, e ato janë para e madhe dhe propaganda e urrejtjes në hapësirën e ish-Jugosllavisë”, ka deklaruar Vatiç.

Përndryshe Vatiç është e një novosadase që edhe tjera herë ka pështyrë në vendin në të cilin është lindur, që mbështillet në flamurin malazez dhe madhëron Milo Gjukaniviçin dhe urren çdo gjë serbe, shkruan “informer”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat