Vaksinimi në Itali, shqetësim kryesor mbetet mungesa e stafit mjekësor

Evropë

Vaksinimi në Itali, shqetësim kryesor mbetet mungesa e stafit mjekësor

Më: 8 janar 2021 Në ora: 14:27
Ilustrim

Një plan mjaft ambicioz që nuk do të ishte i mundur pa doza shtesë që Italia pret nga kompanitë "Moderna" dhe "Astrazeneca".

E madje shteti fqinj shumë shpejt mund të mbështet edhe në një kompani vendase, pasi qeveria tha që rezultatet e provës së vaksinës italiane "ReiThera" ishin "inkurajuese".

Por, pavarësisht se vaksinimi ka nisur masivisht, diferencat janë të dukshme mes rajoneve.

Shpërndarja e dozave të vaksinës ndryshon mes zonave. Mungesa e stafit mjekësor mbetet problemi kryesor.

Rreth 15 mijë punonjës të shëndetit mes tyre edhe të sapodiplomuar do të rekrutohen nga qeveria në mënyrë që plotësohet edhe boshllëku.

Dhe nëse çdo gjë shkon sipas planeve deri në fund të marsit në të gjithë vendin do të ketë 1500 qendra vaksinimi.

Por, arritja kryesore siç shpjegon Domenico Arcuri, komisioneri i urgjencës COVID-19, do të ishte përfundimi i fushatës deri në fund të gushtit të ardhshëm. Një qëllim ky mjaft ambicioz.

Sipas ekspertëve, 60-70 përqind e popullsisë do të duhet të vaksinohen e deri në atë kohë duhen parë rezultatet.

Kur vaksinimi nuk është  detyrues, suksesi i fushatës do të varet shumë nga numrat.

Sipas një studimi të fundit gati gjysma e italianëve janë ende skeptikë për sigurinë e vaksinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat