Zbulohen 7 kg kokainë e fshehur ne kontenierin me fruta ekzotike

Evropë

Zbulohen 7 kg kokainë e fshehur ne kontenierin me fruta ekzotike

Më: 9 janar 2021 Në ora: 13:18
Zbulohen 7 kg kokainë e fshehur ne kontenierin me fruta ekzotike

Guardia di Finanza Italiane në portin e Katanias ka sekuestruar rreth 7 kg kokainë me vlerë tregu 1 milionë euro me prejardhje nga Amerika Latine.

Kokaina është kapur në një konteiner që vinte nga Ekuadori e që transportonte fruta ekzotike. 

Kokaina me peshë 6 kg e 729 gramë ishte konfeksionuar në pako 1 kg të fshehura në portat frigoriferike të konteinerit.

Konteineri me drogë ,që pak kohë më parë kishte mbërritur në portin e Katanias, ishte pozicionuar në një magazinë të përkohshme të portit.

Kapja e drogës u bë falë analizës së riskut të autoriteteve të Guardia di Finanza e të Policisë doganore italiane.

Sipas autoriteteve italiane kokaina do të sillte në shitje me pakicë një vlerë përfitim tregu mbi 1 milionë euro.

Për të disatën herë Porti i Katanias konfirmohet si një nga pikat kryesore të hyrjes së trafikut të kokainës nga Amerika Jugore drejt Italisë e Evropës.

Për momentin nuk raportohet për asnjë person të arrestuar. Autoritetet italiane kanë nisur një proces hetimor për gjetjen e bashkëpunëtorëve të trafikantëve të drogës në Itali e për destinacionin final të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat