Dmitrijev: Vaksina ruse mbron nga Corona së paku dy vjet

Evropë

Dmitrijev: Vaksina ruse mbron nga Corona së paku dy vjet

Më: 12 janar 2021 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Drejtori i Fondit Investues Rus (RDIF) Kiril Dmitrijev ka deklaruar se “marrëveshja aktuale” që ekipi i Fondit ka nënshkruar qeveria e Serbisë parasheh furnizimin e vendit me dy milionë doza të vaksinës “Sputnjik V”, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

“Bëhet fjalë për vaksinën që jepet në dy doza, që do të jetë e mjaftueshme për miliona njerëz. Seria e parë është porositur pak para viti të ri” ka thënë Dmitrijev për “Politika”.

Ai ka thënë se sa gjatë mund të mbroj kjo vaksinë nga virusi i këtij lloji, që në bazë të eksperimenteve thuhet se “Sputnjik V” mund të mbroj së paku 2 vite.

Ai po ashtu ka njoftuar se ekzistojnë të gjitha llojet e vaksinës – të lëngshme dhe liofilizuar që është e përshtatshme për transport edhe në vendet vështirë të arritshme.

“Vaksina e lëngshme që duhet të ruhet në -18 gradë celsius dhe liofilizuar që mund të ruhet në temperatura 2 deri 8 gradë, që krahasuar me vaksinat tjera që duhen ruajtur deri minus 70 është përparësi “ tha ai.

Dmitrijev shtoi se në dhjetor në Rusi ka nis vaksinimi masiv i mbi nj milion njerëzve dhe ky numër pritet të rritet në javët edhe muajt e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat