Franca riatdheson shtatë fëmijë nga kampi i xhihadistëve në Siri

Evropë

Franca riatdheson shtatë fëmijë nga kampi i xhihadistëve në Siri

Më: 14 janar 2021 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Franca njoftoi të mërkurën se kishte sjellë nga Siria në vendlindj,  shtatë fëmijë të xhihadistëve francezë duke vazhduar një proces shumë delikat riatdhesimi, të filluar pas përmbysjes së kalifatit të vetëshpallur të grupit Shteti Islamik (ISIS).

Fëmijët, të moshës midis dy dhe 11 vjeç dhe "veçanërisht të prekshëm", u dorëzuan tek autoritetet gjyqësore dhe u morën nën kujdesin nga shërbimet sociale, tha Ministria e Jashtme.

Ata kishin jetuar në kampet al-Roj dhe al-Hol të drejtuara nga kurdët, ku mijëra të afërm të luftëtarëve dhe simpatizantëve të grupit ISIS janë mbajtur që nga disfata në vitin 2019 e ISIS në Siri, tha një burim kurd në rajon për AFP.

Deri më tani Franca ka riatdhesuar 35 fëmijë, shumë prej tyre jetimë.

Grupet e të drejtave u kanë bërë presion qeverive evropiane për të lejuar fëmijët të kthehen nga kampet e mbushura me njerëz për të jetuar me të afërmit.

Zyrtarët kurdë gjithashtu u kanë bërë presion shteteve për të marrë përsëri qytetarët e tyre, duke paralajmëruar se ata nuk kanë burime për të mbajtur të burgosurit për një kohë të pacaktuar.

Sipas qendrës së analizës së terrorizmit CAT, 13 xhihadistë francezë përfshirë një grua, Hayat Boumedienne, e dashura e njërit prej tre burrave që kryen sulme vdekjeprurëse terroriste në Paris në janar 2015, i kanë shpëtuar burgosjes në Siri.

Franca ka këmbëngulur se do të marrë vetëm fëmijët, kurse nënat të qëndrojnë prapa për t'u përballur me drejtësinë në Siri së bashku me burrat e tyre, por shumë nga gratë kanë refuzuar të ndahen nga fëmijët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat