E pazakontë në Itali/ U tha nxënësve se “vetëm të moshuarit vdesin nga koronavirusi”, mësuesja pushohet nga puna

Evropë

E pazakontë në Itali/ U tha nxënësve se “vetëm të moshuarit vdesin nga koronavirusi”, mësuesja pushohet nga puna

Më: 15 janar 2021 Në ora: 13:17
Mësuesja

Mësuesja e një shkolle fillore në Treviso, është pushuar nga puna pasi i jepte fëmijëve këshilla të gabuara për Covid-19.

Ajo nuk mbante maskë në klasë dhe u thoshte nxënësve se “vetëm të moshuarit vdesin nga koronavirusi”.

Në këtë mënyrë, i ftonte që të qëndronin pranë në tavolina dhe të mos mbroheshin nga njëri-tjetri.

Një tjetër mësues i shkollës foli për median italiane ‘Il Gazettino’ dhe tha: “Kontrata është ndërprerë. E mërkura ishte dita e fundit e mësuesit”.

Prindërit e nxënësve bënë kërkesë që mësuesja të largohej nga shkolla dhe u ankuan vazhdimisht se nuk i mësonte asgjë fëmijëve. Kryetari i Komunës së Treviso, Mario Conte dhe Prefekti ndërhynë për të mësuar detaje nga ky rast i pazakontë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat