Momenti kur shoferi i veturës humb kontrollin mbi timonin dhe godet gjashtë këmbësorë në Beograd

Evropë

Momenti kur shoferi i veturës humb kontrollin mbi timonin dhe godet gjashtë këmbësorë në Beograd

Më: 17 janar 2021 Në ora: 06:22
Beograd

Në një aksident trafiku që ka ndodhur në Beograd të Serbisë, janë lënduar gjashtë persona.

Gjithçka ndodhi në rrugën Bogdan Zherajiq, ku pas përplasjes mes dy veturave – njëri humbi kontrollin duke lëvizur prapa dhe goditi këmbësorët në trotuar.

Fillimisht e pëson një grua të cilën e ngrit në ajër nga përplasja e fuqishme, dhe më pas e godet edhe një grup burrash që po bisedonin në skaj të trotuarit.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e këtij aksidenti të tmerrshëm, e mediat në Serbi raportojnë se në aksident janë lënduar edhe shoferët e dy veturave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat