Piloti i British Airways kaloi 243 ditë në spital për shkak të COVID-19

Evropë

Piloti i British Airways kaloi 243 ditë në spital për shkak të COVID-19

Më: 19 janar 2021 Në ora: 17:46
British Airways

Piloti i linjës ajrore britanike British Airways kaloi 243 ditë në spital duke u trajtuar për virusin COVID-19.

Nicholas Sinot (59) u shtrua në një spital në Teksas në mars të vitit të kaluar dhe u la i lirë pak para Krishtlindjes sipas kalendarit Gregorian, shkruan Guardian.

Me të në spital ishte gruaja e tij që kujdesej për të çdo ditë. Pasi u largua nga spitali, ai tha se kaloi një fazë të errët në të cilën “kishte probleme me të cilat duhej të merrej”.

Gjatë trajtimit, ai ishte në një aparat respirator, por edhe në një makinë për mirëmbajtjen artificiale të zemrës dhe mushkërive para se të shërohej.

Kardiologu që e trajtoi Sinot, Biswajit Kar, thotë se virusi korona ka prekur çdo organ në trupin e tij, por që falë shëndetit të mirë arriti të mbijetojë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat