Strategjia e BE-së mbi vaksinimin, kërkohet koordinim më efektiv të shpërndarjes së vaksinës

Evropë

Strategjia e BE-së mbi vaksinimin, kërkohet koordinim më efektiv të shpërndarjes së vaksinës

Më: 19 janar 2021 Në ora: 19:29
BE

Një muaj pasi u autorizua vaksina e parë kundër Covid-19 dhe pas kritikave mbi mënyrën se si u shpërnda, Bashkimi Europian ka ndërhyrë duke propozuar një plan evropian për vaksinimin e kontinentit.

“Fundi i Pandemisë është në horizont por ende nuk është aq pranë. Emergjencat e shkaktuar nga variantet e reja të virusit dhe rritja e konsiderueshme e rasteve nuk na lënë vend për vet-kënaqësi. Tani, më shumë se kurrë, na duhet një vendosmëri që Evropa të veprojë e bashkuar në koordinim me shtetet anëtare,” – tha Margaritis Schinas, Komisioner i BE-së.

Objektivi i Bashkimit Evropian është që deri në muajin mars të jenë vaksinuar mbi 80% e popullsisë mbi 80 vjeç dhe 80% e stafeve shendetësore dhe që deri në verën e këtij viti, të jetë vaksinuar e gjithë popullata. Bashkimi Evropian kërkon që të rrisë kapacitetet prodhuese të vaksinave, teksa gjatë sesionit të sotëm të Parlamentit Evropian, disa eurodeputetë shprehën pakënaqësinë e tyre për numrin e bogël të vaksinimeve të kryera deri më tani.

“Shpërndarja e vaksinave ka nisur në të gjithë shtetet anëtare, megjithatë, shohim një diferencë të madhe n mënyrën se si po aplikohet nga shteti në shtet. Është e rëndësishme që të ndërgjegjësohemi që ky është një problem i përbashkët,” – tha Jytte Guteland, eurodeputete suedeze.

“A nënkupton kjo që shpërndarja e vaksinave po ecen mirë? Jo, kemi ende sfida në disa  shtete europiane dhe rritur kapacitei i prodhimit të vaksinave,” – tha Esther de Lange, eurodeputete holandeze.

Liderët e BE-së do të takohen sërish të enjten për të diskutuar mbi strategjinë e vaksinimit, por deri më tani qasja e koordinuar e Brukselit është neglizhuar nga shtetet anëtare. Sipas të gjitha gjasave, pas shpërndarjes së vaksinës, shtetet do të vazhdojnë të aplikojnë strategjitë e tyre kombëtare në vaksinimin e popullsisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat