Mësuesja e martuar pozonte në krevat, nxënësi i bënte fotot

Evropë

Mësuesja e martuar pozonte në krevat, nxënësi i bënte fotot

Më: 21 janar 2021 Në ora: 22:32
Foto Ilustrim

35 vjeçarja Kandice Barber, nga Wendover në periferi të Londrës, gjithashtu kishte pozuar e zhveshur në krevat teksa nxënësi i bënte foto.

Juria dëgjoi të thuhej se djali i kishte treguar shokëve të shkollës se kishte fjetur me nënën e tre fëmijëve dhe i kishte treguar atyre “fotot e krevatit”.

Barber është shpallur fajtore për dërgimin e mesazheve të papërshtatshme foto e video nxënësit, dhe tashmë akuzohet për tre raste të aktivitetit seksual me të.

Duke përshkruar atë që akuzuesi i kishte thënë shokëve për seksin me mësuesen, një nxënës dëshmitar tha: “Ai më tha se kishin qenë në një park pranë shtëpisë së saj. Ishin në një fushë pranë një mullari me bar. Ndërsa një herë tjetër më tha kur ishin në rrugën e shtëpisë së saj dhe e kishin bërë në makinë”.

Një djalë i dytë dëshmitar, të cilët nuk u emëruan për arsye privatësie, tha se nxënësi akuzues i kishte treguar fotot e Barber në krevat, të cilat ishin bërë nga vetë nxënësi.

Duke përshkruar foton dëshmitari tha: “Ishtë sikur të ishin duke bërë seks, ai nuk dukej, ishte vetëm ajo e shtrirë në krevat me gjunjtë e mbledhur. Shihesin të pasmet e saj, shiheshin flokët dhe fytyra. Ndërsa ai më tha ‘Këtë fot e bëra unë’”.

Juria e gjykatës së Amersham dëgjuan dhe dëshminë e nënës së akuzuesit e cila tha se i biri ishte mbyllur në vetvete pasi u nda nga ‘e dashura’ në fillim të 2018.

Stafi i shkollës kishin thirrur nënën e djalit për një takim urgjent, në lidhje me mërrëdhënien me Barber.

Ajo tha: “Fola me tim bir për atë që ndodhi, ai ishte i mërzitur dhe më tha se nuk dëshironte të fliste pasi nuk donte që zonja Barber të shkojë në burg, ndoshta edhe sepse mendonte se ajo ishte shtatzënë me fëmijën e tij”.

Barber mohon tre akuzat e nxitjes së aktivitetit seksual me të mitur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat