Pacientët dhe stafi evakuohen pasi zjarr i “qëllimshëm” shpërtheu në spital

Evropë

Pacientët dhe stafi evakuohen pasi zjarr i “qëllimshëm” shpërtheu në spital

Më: 22 janar 2021 Në ora: 09:12
Ilustrim

Pacientët dhe stafi janë evakuuar nga Infermieria e Përgjithshme e Leeds të enjten mbrëma pasi shpërtheu një zjarr i vogël.

Shërbimet e urgjencës shkuan në vendin e ngjarjes mes njoftimeve për një korridor të mbushur me tym. Policia e West Yorkshire tha se një burrë është arrestuar në lidhje me incidentin.

Policia u thirr në spital rreth orës 17:45 për nja ankesë se një burrë i cili kishte një kaçavidë po shkaktonte dëme në një njësi dhe kishte bërë kërcënime se po përpiqej të ndizte një zjarr.

“Zona u evakuua dhe policia gjetën dhe arrestuan burrin”, tha policia në një deklaratë.

I dyshuari mbetet në paraburgim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat