Qeni besnik për një javë e priti pronarin para spitalit, e kthenin në shtëpi – por ai ikte për t’i qëndruar afër burrit që e rriti

Evropë

Qeni besnik për një javë e priti pronarin para spitalit, e kthenin në shtëpi – por ai ikte për t’i qëndruar afër burrit që e rriti

Më: 22 janar 2021 Në ora: 18:22
Qeni Bonchuk

Një qen besnik afro një javë qëndroi pranë një spitali në Turqi, derisa pronari i tij u lëshua nga spitali pasi kishte pasur probleme me trurin.

Qeni Bonchuk që në gjuhën turke do të thotë perlë, është nominuar për besnikërinë gjatë një takimi emocional me pronarin Kemal Senturk, 68-vjeç, kur ai u lëshua nga spitali në qytetin Trabzon në verilindje të Turqisë.

Senturk ishte dërguar në spital më 14 janar për shkak të një sëmundje në tru, kurse Bonchuk qëpër shkak të ngjyrës së syve mori këtë emër, kishte ndjekur pas veturën e ndihmës së shpejtë.

Prej asaj kohe, çdo ditë është rikthyer duke pritur për disa orë para spitalit, kurse personeli i spitalit nganjëherë e ushqenin.

E kur e bija e Senturkut disa tentoi ta rikthej në shtëpi, pa ndonjë sukses – qeni ikte dhe kthehej në spital.

Kur Senturk këtë javë u lirua nga spitali, Bunchuk vrapo rreth karrocës së tij.

“Njeriu për këtë ndihet shumë i lumtur. Ky qen është shumë i afërt me ne, sikur të ishte njeri dhe jam shumë i lumtur për këtë”, ka thënë Senturk. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat