Europa e frikësuar nga varianti i ri i virusit: Holanda në shtetrrethim, Belgjika ndalon udhëtimet turistike

Evropë

Europa e frikësuar nga varianti i ri i virusit: Holanda në shtetrrethim, Belgjika ndalon udhëtimet turistike

Më: 24 janar 2021 Në ora: 01:01
Foto ilustrim

Europa shtrëngon më tej kufizimet mes frikës për përhapjen e varianteve të reja të koronavirusit.

Nga kjo e shtunë, në Holandë hyn në fuqi shtetrrethimi prej orës 21 të mbrëmjes deri në 4 e 30 të mëngjesit. Të gjithë ata që do të duan të dalin jashtë gjatë këtyre orëve duhet të kenë arsye të rëndësishme pune, përfshirë një letër nga punëdhënësi i tyre. Do të ketë gjithashtu përjashtime për rrethana emergjente, e gjithashtu për zhvillimin e funeraleve, proceseve gjyqësore apo shëtitjet e qenit. Fluturimet nga zonat që konsiderohen me rrezik të lartë do të ndalohen për të paktën 1 muaj.

Gjithashtu kryeqyteti norvegjez Oslo dhe zonat përreth do të jenë nën masa më strikte pas shpërthimit të rasteve me variantin anglez të virusit. Dyqanet jo të domosdoshme do të mbyllen nga mesdita e së shtunës, dhe nuk do të rihapen deri në të paktën 1 shkurt.

Belgjika do të ndalojë udhëtimet turistike jashtë vendit në përpjekjen për të frenuar përhapjen e mutacioneve më të rrezikshme të virusit. Rregullat e reja do të jenë në fuqi nga java e ardhshme deri në mars.

Nga e diela, Franca e bën të detyrueshëm testin negativ për të gjithë të ardhurit ndërsa Britania e Madhe po konsideron ashpërsim të mëtejshëm të kufizime kufitare, përfshirë mundësinë e karantinimit në hotel të udhëtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat