Nëna mostër vret djalin e saj 10-vjeçar, tregon detajet shokuese si e kreu krimin makabër

Evropë

Nëna mostër vret djalin e saj 10-vjeçar, tregon detajet shokuese si e kreu krimin makabër

Më: 25 janar 2021 Në ora: 13:22
Olga Freeman ditën e sotme para gjykatës ka pranuar se e ka vrarë djalin e saj në një moment nervozizmi.

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Londër, ku një nënë 40 vjeçe ka vrarë fëmijën e saj autik.

40-vjeçarja Olga Freeman ditën e sotme para gjykatës ka pranuar se e ka vrarë djalin e saj në një moment nervozizmi.

Ai tha se i ka vendosur një sfungjer në gojë 10-vjeçarit Dylan, duke i marrë kështu jetën.

Mediat e huaja shkruajnë se 10-vjeçari ishte autik dhe se ai shkonte 5 herë në javë në shkollë speciale, por që kohët e fundit për shkak të bllokimit nga pandemia nuk kishte shkuar më.

Avokati i 40-vjeçares është përpjekur ta shfajësojë duke thënë se vuante nga një sëmundje depresive me simptoma psikotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat