Turqia arreston 126 të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste ISIS

Evropë

Turqia arreston 126 të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste ISIS

Më: 27 janar 2021 Në ora: 19:36
Ilustrim

Në operacionet e kryera në të gjithë vendin, autoritetet turke arrestuan 126 persona të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik, raporton Reuters.

Transmetuesi i televizionit kombëtar të Turqisë TRT Haber njoftoi se arrestimet u kryen në 58 provinca, në mënyrë që të kapnin njerëzit që dyshohej se ishin të lidhur me Shtetin Islamik dhe për të financuar këtë grup militant.

Autoritetet janë ende në kërkim të 22 të dyshuarve. Armët, dokumentet, faturat e transaksioneve të parave, si dhe shuma të mëdha parash u gjetën gjatë bastisjeve.

Shteti Islamik kreu sulme të shumta në të gjithë Turqinë, përfshirë një sulm në një klub nate në Stamboll më 1 janar 2017, kur 39 persona humbën jetën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat