Rikthehen protestat në disa qytete franceze ku kundërshtohet fuqishëm ligji i ashtuquajtur i "sigurisë globale", i cili do të kufizonte të drejtën për të transmetuar imazhe të oficerëve të policisë kur janë në detyrë.
"Unë jam këtu për të shprehur kundërshtimin tim ndaj ligjit global të sigurisë, është shumë shtypës dhe ne kemi një qeveri që nuk mendoj se korrespondon me mendimin e shumicës së popullsisë dhe duhet thjesht të shprehim refuzimin tonë, të tregojmë se nuk jemi dakord”, u shpreh studenti Marton Allart.
Qeveria e presidentit Macron argumenton se ligji i propozuar është i nevojshëm sepse oficerët e policisë janë bërë shënjestër e sulmeve dhe thirrjeve për dhunë në rrjetet sociale.
Por media franceze thotë se një "plan i ri kombëtar i zbatimit të ligjit" po përdoret për të kufizuar mbulimin mediatik të demonstratave.
Ligji i propozuar i sigurisë, i cili tashmë është miratuar nga Asambleja Kombëtare, do të shqyrtohet në mars nga Senati.
Por, zemërimi i francezëve është edhe më i gjerë.
Krahas kundërshtimit të këtij projektligji të shumë ishin qytetarët, të cilët protestojnë edhe për një sërë çështjesh të tjera, demonstratave iu bashkuan anëtarë të lëvizjes antiqeveritare, jelekverdhët, por edhe ata të cilët kërkojnë nga qeveria më shumë mbrojtje për sektorin e kulturës të prekur rëndë nga kufizimet anti-COVID.