Protestuesi rus i vë zjarrin vetvetes – shpëtohet mrekullisht nga qytetarët

Evropë

Protestuesi rus i vë zjarrin vetvetes – shpëtohet mrekullisht nga qytetarët

Më: 31 janar 2021 Në ora: 22:09
Foto

Një incident i tmerrshëm ndodhi gjatë protestave në Rusi pasi një burrë u vetëvra në mes të protestuesve.

Incidenti ndodhi në Moskë midis një grupi demonstruesish të cilët vrapuan në ndihmë të tij pas aktit të vetë-djegies me benzinë, ku e rrëzuan atë në tokë dhe arritën ta shuanin zjarrin.

Ai mbijetoi, por pësoi lëndime dhe u transportua në spital për mjekim, raportojnë mediat ruse.

Ende nuk dihet se çka e shtyri që të vetë-flijohej protestuesin – shkaku i situatës aktuale për të cilën po zhvillohet protesta apo për ndonjë arsye tjetër.

Ndryshe, protestat kanë ardhur si rezultat i arrestimit të kreut të opozitës ruse, Alexei Navalnyt gjersa së fundi u arrestua edhe bashkëshortja e tij, Yulia Navalnaya.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat