Adoleshenti nga Kenia i mbijetoi udhëtimit me aeroplan Britani-Holandë, duke u mbajtur në rrotat e fluturakes

Evropë

Adoleshenti nga Kenia i mbijetoi udhëtimit me aeroplan Britani-Holandë, duke u mbajtur në rrotat e fluturakes

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 21:27
Foto

Një 16-vjeçar nga Kenia, çuditërisht i ka mbijetuar udhëtimit me aeroplan nga Londra drejt Holandës, duke qëndruar në temperatura jashtëzakonisht të ulëta në mekanizmin që nxjerr rrotat për të zbritur fluturakja.

Pavarësisht temperaturave të ulëta, adoleshenti mbijetoi derisa po udhëtonte me aeroplan transportues të “Turkish Airlines” në të cilin kishte hipur duke u mbajtur për rrotë (që më pas ishin futur brenda në pjesën e poshtme të aeroplanit).

I riu është gjetur në orët e para të mëngjesit në aeroplanin që kishte zbritur në aeroportin Maastricht, pasi që kishte fluturuar mbi det në një lartësi prej mbi 6 mijë metra.

Për fat të mirë ai ishte gjallë, por raste të ngjashme kanë ndodhur edhe më parë, por “pasagjerët” ishin ngrirë apo vdekur. E policia holandeze ka njoftuar se adoleshenti aktualisht është në spital ku po shërohet nga hipotermia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat