Ndodh në Britani: Me kartelë qeveritare shpenzohen 7.100 euro për çokollata luksoze

Evropë

Ndodh në Britani: Me kartelë qeveritare shpenzohen 7.100 euro për çokollata luksoze

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 13:32
Foto ilustrim

Zyrtarët britanikë kanë filluar hetime pasi një kartelë qeveritare u përdor për blerjen e çokollatave luksoze me vlerë prej mbi 6.200 funteve ose 7.100 eurove.

Zyra e Komisionerit për Informim ka filluar një hetim të brendshëm pasi u zbulua se 6.248 funte u shpenzuan për të blerë çokollata të prodhuesit luksoz “Hotel Chocolat”, shkruan Independent.

Nëse vlerësohet se këto produkte të blera e kanë shkelur politikën e shpenzimeve, autoritetet mund të kërkojnë kthim të të hollave nga secili person që është përgjegjës.

“Kjo pagesë tash për tash është subjekt i një hetimi të brendshëm. Ne besojmë se transaksioni është bërë në kundërshtim me politikat e Zyrës së Komisionerit për Informim”, tha një zëdhënës i këtij institucioni.

“ICO-ja është e përkushtuar që të mbajë standarde të larta në të gjitha aspektet e menaxhimit dhe kontrollit tonë financiar. Nëse një kundërvajtje e politikave tona financiare konfirmohet, ne do të marrim masa të duhura, përfshirë rimbursimin e pagesës”, shtoi ai.

Kompania “Hotel Chocolat” e shet për 170 funte produktin më të shtrenjtë që ka shumë lloje çokollatash në një paketim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat