Policia gjermane pranoi një telefonatë për shkak të zhurmës së madhe në restorant, u befasuan nga ajo që gjetën

Evropë

Policia gjermane pranoi një telefonatë për shkak të zhurmës së madhe në restorant, u befasuan nga ajo që gjetën

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 12:34
Foto ilustrim

Një veprim i pazakontë policor ndodhi të shtunën në një restorant në Hamburg, raporton Fenix.

Gjegjësisht, rreth orës 6.30 të mëngjesit, policia mori një telefonatë për një zhurme të madhe në një restorant vietnamez në rrethin Fuhlsbüttel të Hamburgut, por kur hynë brenda, gjetën 180 pula atje.

Një zëdhënës i policisë së Hamburgut tha se disa pula ishin në kuti dhe disa dolën dhe lëvizën nëpër restorant.

Pronari i restorantit tha se ai donte t’i therte dhe t’i shiste për të festuar Vitin e Ri Kinez, më 12 shkurt.

Një veterinar zyrtar dhe inspektor i ushqimit u thirrën aty, ku ata i kapën pulat dhe i vendosën në një vend të duhur.

Kundër pronarit të restorantit janë ngritur kallëzime penale për një shkelje të mundshme të Ligjit për Mirëqenien e Kafshëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat