Arrestohen 24 persona për kontrabandë droge në Mal të Zi, Abazoviq: Më në fund shteti po e lufton krimin e organizuar

Evropë

Arrestohen 24 persona për kontrabandë droge në Mal të Zi, Abazoviq: Më në fund shteti po e lufton krimin e organizuar

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 19:11
Foto ilustrim

Në operacionin e gjerë policor në Mal të Zi, u arrestuan sot 24 persona, të cilët akuzohen për kontrabandë me 2.5 tonë marihuanë.

Veprimi u krye nga oficerët e Sektorit për Luftën Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – Departamenti për Luftën kundër Kontrabandës së Drogës.

Aksionin e ka mbështetur edhe zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviq, i cili ka pohua se më në fund shteti po e lufton krimin e organizuar.

“Malit i Zi më në fund po bëhet armiku më i madh i krimit të organizuar! Unë e mirëpres aksionin e policisë dhe Departamenti për Luftimin e Kontrabandës së Drogave – SBPOK, ku disa persona u arrestuan këtë mëngjes për trafik droge. Ky është vetëm fillimi!”, shkroi ai në llogarinë personale në Twitter

Ndryshe, gjatë aksionit u konfiskuan pesë automjete, një skaf, një pistoletë dhe një pushkë gjuetie, si dhe një peshore për matje precize, para, disa telefona dhe karta SIM. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat