Turqi/ Doktorët vazhdojnë misionin për të vaksinuar banorët e zonave më të izoluara

Evropë

Turqi/ Doktorët vazhdojnë misionin për të vaksinuar banorët e zonave më të izoluara

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 15:34
Turqi

Turqia nisi më 14 janar fushatën kombëtare të vaksinimit kundër koronavirusit të ri.

Ekipe me doktorë dhe infermierë po shpërndahen në zonat më të thella, me çanta me vaksina me vete dhe me misionin për të imunizuar sa më shumë nga 80 milionë banorët.

Në malet me borë të Bahçesarajit, në zonën gjeografikisht aziatike të vendit, disa banorë ua kanë frikën efekteve të vaksinave ose nuk pranojnë të vaksinohen.

“Falë Zotit që nuk e kemi sëmundje këtu. Kemi vend të pastër, me ajër të pastër. Prandaj disa e kanë frikë vaksinën.”

“Në këta fshatra ka pasur raste të kovidit, dhe fshatarët e dinë këtë. Ata mbajnë mend vetëm faktin që ka pasur pak raste. Ne u shpjegojmë se pandemia është menaxhuar mirë por se kjo histori merr fund me vaksinën. Dhe kështu binden.”- thotë doktori, Sergen.

Turqia po përdor vaksinat kineze “Coronavac” për të vaksinuar banorët e saj.

Rreth 5 milionë persona, kryesisht staf mjekësor dhe të moshuar, kanë marrë dozat e para antikovid.

Në një nga fshatrat malorë të Bahçesarajit u vaksinua të hënën edhe një grua me prejardhje kurde, mbi 100 vjeçe.

“Në fillim më thanë që të shkoja në spital por betohem që s’kam për të shkelur atje pa ikur virusi.”

“Është 101 vjeçe dhe sapo bëri vaksinën. Nuk ka shfaqur efekte anësore por ne i monitorojmë për gjysmë ore. Në rast problemesh kemi edhe një kuti të ndihmës së shpejtë.”– thotë doktori Akar Kaya.

Turqia raportoi një ditë më parë rreth 8 mijë raste të reja infeksioni me koronavirusin e ri.

Në një vit gjithsej janë regjistruar mbi 2 milionë e gjysmë të infektuar, nga të cilët më shumë se 27 mijë janë viktimat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat