Rriten sërish infektimet me Covid në Itali, në 24 orët e fundit humbin jetën 369 pacientë

Evropë

Rriten sërish infektimet me Covid në Itali, në 24 orët e fundit humbin jetën 369 pacientë

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 19:45
Ilustrim

Rritje të rasteve me koronavirus janë shënuar gjatë 24 orëve në Itali.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 294,411 testime të realizuara, 12,074 persona kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkohë 369 pacientë nuk e kanë fituar betejën me Covid, ndërsa 16,519 persona fatmirësisht janë shëruar nga koronavirusi.

Gjithashtu autoritetet bëjnë me dije se krahasim me të martën ka pasur edhe një rritje tamponësh, ku në 24 orët e fundit janë realizuar 20 mijë më shumë se të martën.

Sakaq Lombardia mbetet rajoni më i prekur, me 1,764 raste, ndjekur nga Campania me 1,575 raste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat