Avokatët e të drejtave të njeriut kërkojnë ndërprerjen e aktiviteteve të “Frontex”-it në Egje

Evropë

Avokatët e të drejtave të njeriut kërkojnë ndërprerjen e aktiviteteve të “Frontex”-it në Egje

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 17:42
Egje

Avokatët e të drejtave të njeriut kanë kërkuar ndërprerjen e aktiviteteve të Agjencisë së Kufirit dhe Rojes Bregdetare të Bashkimit Evropian (Frontex) pas lajmeve se Agjencia Evropiane e Kufirit i ka dhënë mbështetje Greqisë në shkeljen e të drejtave të njeriut dhe për të rikthyer prapa refugjatët në det të hapur.

Sipas lajmeve në shtypin grek, Qendra Ligjore Lesbos dhe Organizata e Shoqërisë civile Front-Lex e cila ofron mbështetje ligjore për refugjatët, mësohet se i ka dërguar një shkresë zyrtare paralajmëruese prej 34 faqesh drejtorit të Frontex-it, Fabrice Leggeri.

Në letër thuhet se “Aktivitetet e Frontex-it në Detin Egje duhet të ndërpriten sepse në kundërshtim me ligjin e BE-së i kanë dhënë mbështetje Greqisë në rikthimin prapa të refugjatëve në det të hapur”.

Më parë në shtypin ndërkombëtar janë reflektuar shumë pamje për refugjatët që ka shtyrë prapa deri më tani Greqia.

Si rezultat i hulumtimit të kryer nga revista gjermane “Spiegel”, ishte theksuar se për herë të parë zyrtarët e Frontex-it ishin në dijeni të praktikave të paligjshme të rojeve kufitare greke dhe se në disa raste gjithashtu ishin përfshirë vetë në kthimet prapa.

Gazetarët e “Spiegel” në hulumtimin e tyre të zhvilluar në Detin Egje gjatë disa muajve me disa prodhues ndërkombëtar të programeve, njoftuan se shkelja e ligjeve në kufijtë e Evropës janë bërë të zakonshme dhe se është vërejtur që BE-ja e lejon këtë.

Në lajmin e bazuar në pamje, shkresa dhe dëshmitarë, thuhet se Roja bregdetare greke ka rikthyer prapa refugjatët në det të hapur dhe se hulumtimet kanë treguar që edhe Frontex-i ka marrë pjesë në operacionet e paligjshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat