Ishte infektuar me Covid, ndërron jetë 16-vjeçarja pa sëmundje të tjera shoqëruese

Evropë

Ishte infektuar me Covid, ndërron jetë 16-vjeçarja pa sëmundje të tjera shoqëruese

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 08:33
Foto ilustrim

Një 16-vjeçare britanike pa sëmundje të tjera raportohet se ka vdekur pas kontraktimit të koronavirusit.

Sipas medieve britanike vdekja e adoleshentes, e regjistruar në Angli, ndodhi vetëm një ditë pasi një vajzë 13-vjeçare, edhe ajo pa sëmundje të tjera, vdiq nga virusi në spital.

Janë regjistruar 803 raste të virusit vdekjeprurës të identifikuara në të gjithë Britaninë, në të njëjtën periudhë kohore.

Adoleshentja fatkeqësisht vdiq në spital.

Në total 307 vdekje të tjera pas një testi pozitiv u regjistruan vetëm në spitalet e Anglisë, në orët e fundit.

Të dhënat zbulojnë se vdekjet ishin midis moshës 16 dhe 100 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat