Johnson paralajmëron për më shumë vdekje nga COVID-19, njofton edhe për daljen nga bllokimi

Evropë

Johnson paralajmëron për më shumë vdekje nga COVID-19, njofton edhe për daljen nga bllokimi

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 17:35
Boris Johnson

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka paralajmëruar se do të ketë më shumë vdekje nga COVID-19, teksa vendi “me kujdes, por në mënyrë të pakthyeshme” do të dal nga bllokimi.

“Ne nuk mund t’i shpëtojmë faktit se heqja e bllokimit do të rezultojë në më shumë raste, më shumë shtrime në spital dhe fatkeqësisht më shumë vdekje,” u tha ai ligjvënësve në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar ndërsa shpalli hartën e tij drejt heqjes së kufizimeve, shkruan CNN.

“Asnjë vaksinë nuk mund të jetë kurrë 100% efektive, jo të gjithë do t’i marrin ato dhe si të gjitha viruset, COVID-19 do të shndërrohet”, shpjegoi ai.

“Gjithmonë do të ketë disa njerëz të prekshëm që nuk do të afektohen nga vaksinat”, tha Johnson.

Tutje Johnson shtoi se Mbretëria e Bashkuar nuk mund të “vazhdonte për një kohë të pacaktuar” me kufizimet e bllokimit që po dëmtonin ekonominë britanike.

“Masat e sotme do të zbatohen në Angli, por ne jemi duke punuar ngushtë me administratat e devolucionuara,” shpjegoi ai gjithashtu.

“Ne jemi në gjendje t’i ndërmarrim këto hapa për shkak të vendosmërisë së publikut britanik dhe suksesit të jashtëzakonshëm të NHS tonë në vaksinimin e 17.5 milionë njerëzve në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar”, tha mes tjerash Johnson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat