Viola von Cramon: Zyrtarët dhe mediet shtetërore në Serbi po shpërndajnë dezinformata

Evropë

Viola von Cramon: Zyrtarët dhe mediet shtetërore në Serbi po shpërndajnë dezinformata

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 21:25
Foto ilustrim

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka thënë se Serbia po shpërndanë propagandë.

Von Cramon me anë të një shkrimi në Twitter është shprehur së janë vetë zyrtarët qeveritar serb që po shpërndajnë dezinformata.

“Në Serbi janë zyrtarët qeveritar dhe media shtetërore që shpërndajnë dezinformata dhe propagandë. Nuk ka nevojë për bot kur keni TV, radio dhe gazeta”, është shprehur ajo.

Kujtojmë se vitin e kaluar, Twitter kishte mbyllur 8,558 llogari false që promovonin presidentin Aleksandar Vuçiq dhe partinë e tij.

“Në fund të vitit të kaluar, ne identifikuam grupe llogarish të përfshira në veprimtari të koordinuar joautentike, e cila çoi në heqjen e 8,558 llogarive që punojnë për të promovuar partinë qeverisëse të Serbisë dhe udhëheqësin e saj”, kishte njoftuar ky rrjet social. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat