Brenda burgut të torturës në Rusi/ Pamjet e rënda tregojnë zhveshjen, sulmet, rrahjet e rënda me shkopinj

Evropë

Brenda burgut të torturës në Rusi/ Pamjet e rënda tregojnë zhveshjen, sulmet, rrahjet e rënda me shkopinj

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 16:50
Foto

Disa pamje të publikuara së fundmi nga një grupim të drejtash në Rusi tregonin të burgosurit që sulmohen mizorisht në atë një njihet si “burgu i torturës”.

Dy të burgosur shihen që pasi zhvishen në të brendshme, rrihen pa mëshirë nga oficerët me veshje ushtarake, një prej të cilëve ka pseudonimin “SS” prej brutalitetit.

Një prej viktimave raportohet se vdiq pas një muaj torturash, sipas organizatës vendase Fondacioni i Verdiktit Publik. Ndwrsa trupi i tij raportohet se iu kthye familjes pa organe të brendshme.

Në pamje tregohen të burgosurit në të brendshme që nxirren për t’u denigruar para rojeve të burgut.

Në të tjera incidente, ata shihen të shtrirë në tavolina para se të goditen me shkopinj në kurriz, në burgun famëkeq Yaroslavl IK-1.

Një prej të burgosurve që ka humbur jetën aty, është gjeorgjiani Vazha Bochorishvili, i cili sipas raportimeve ishte thirrur me prekstin e një kontrollit trupor.

Në raport thuhet se kë kundërshtim me rregullat, prezente ishte një doktoreshë grua, e cila kishte një dorë një mjet kontrolli anal.

Bochorishvili kishte kundërshtuar procedurën invazive duke argumentuar se kishte probleme me aparatin tretës.

Por pas një debati oficerët i kërkojnë atij të “ulet në bisht” para se ta përplasin me fytyrë në tavolinë dhe t’i heqin të mbathurat.

Disa oficderë e mbajnë atë dhe një tjetër e godet me shkop gome në këmbë e në të pasme.

Ai uleret më një zë të tmerrshëm, shkruante rrjeti Novaya Gazeta që dha e para lajmin.

Pas rrahjeve ai lihet në një qeli izolimi, edhe pse vazhdonte të ishte i gjakosur.

Pas përkeqësimit të gjendjes ai ishte dërguar në spitalin e Rybinsk më 9 maj, ku vdiq po atë muaj.

Viktima tjetër është Andrei Ivanov, i cili me kërkesën e tij përdori një pseudonim.

Ish-i burgosuri tha se ishte musliman dhe pas ofendimeve oficerët e shtrinë në tryezë duke e goditur me shkopinj.

Pamjet u publikuan pas disa dënimeve të pezulluara te dhena se fundmi për zyrtarë të burgjeve për akuza të mëparshme torture në këto institucione.

Një padi apeli kundër ish-oficerëve Maxim Yablokov, Roman Onypa, dhe Vladislav Pisarevskyhas është dërguar tashmë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat