Profesoresha italiane “habiti” të gjithë me testamentin, 25 milionë euro ia la organizatave bamirëse – bënte një jetë modeste larg botës së të pasurve

Evropë

Profesoresha italiane “habiti” të gjithë me testamentin, 25 milionë euro ia la organizatave bamirëse – bënte një jetë modeste larg botës së të pasurve

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 22:07
Foto ilustruese

Profesoresha e letërsisë nga Genoa e Italisë, Marisa Kavana, ka lënë një testament – ku në të thuhet se 25 milionë euro ia ka dedikuar organizatave të ndryshme bamirëse.

Ajo ndërroi jetë në moshën 96-vjeçe, kurse në testament ka precizuar se si të ndahet pasuria që ajo la pas vetes.

Kavana kishte menduar për gjithçka para vdekjes, madje kishte lënë një video me të cilën përshëndetet nga miqtë dhe ish-nxënësit e saj.

Shuma të majme të parave i ka lënë organizatës “Amnesty International”, spitaleve në Genoa, Fondit për hulumtimin e sëmundjeve malinje, organizatës joqeveritare “Miqtë pa kufij” si dhe organizatës “Save the Children” që merret ekskluzivisht me mbrojtjen e fëmijëve.

Kavana kurrë nuk ishte martuar, kishte bërë një jetë modeste larg botës moderne dhe asaj të pasurve – e deri para se të pensionohej kishte punuar si profesoreshë e letërsisë në një shkollë të mesme.

Vilën që kishte jetuar, vlera e të cilës kap shumën e rreth tre milionë eurove, sipas testamentit do të shëtitet e para e mbledhura do të ndahen për qëllim humanitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat