U kapën me 30 kg marijuanë të fshehur në ambulancë, arrestohen dy persona në Itali

Evropë

U kapën me 30 kg marijuanë të fshehur në ambulancë, arrestohen dy persona në Itali

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 13:54

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për shkak se u kapën duke udhëtuar me një ambulancë në të cilin kishin fshehur 30 kg marijuanë.

39-vjeçari Francesco Minissale dhe 45-vjeçari Gregorio Fiumara u arrestuan në Messina, të Italisë, gjatë kontrollit nga policia.

Ndërsa ngarkesa u sekuestrua nga autoritetet.

Zbulimi i lëndës narkotike u bë nga një qen droge gjatë kontrollit të automjetit, shkruajnë mediat e huaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat