Princi Philip ende në spital, brengoset për të ardhmen e Familjes Mbretërore

Evropë

Princi Philip ende në spital, brengoset për të ardhmen e Familjes Mbretërore

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 12:34
Princi Philip

Princi Philip ka kërkuar nga Princi Charles që të shkojë në spital dhe të diskutojnë për të ardhmen e Familjes Mbretërore, kanë bërë të ditur zyrtarë për media të Mbretëreshës.

Sipas tyre, Princi Philip i cili ka disa ditë që po qëndron në spital për shkak të gjendjes së tij shëndetësore jo të mirë, ka filluar të shqetësohet për familjen e tij, shkruan Daily Mail.

Kjo është dita e 13-të e Princit në spital dhe ky është qëndrimi i tij më i gjatë në një spital. Mjekët kanë deklaruar se ai ka infeksion dhe se trajtimi për këtë problem duhet të vazhdojë.

99 vjeçari ishte dërguar me urgjencë në një spital privat në Londër gati dy javë më parë pasi nuk ishte ndierë mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat