Steinmeier: Biznesi i vëmendjes - një kërcënim për demokracinë

Evropë

Steinmeier: Biznesi i vëmendjes - një kërcënim për demokracinë

Më: 1 mars 2021 Në ora: 18:52
Frank-Walter Steinmeier

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier ka bërë thirrje për rregulla më efikase për rrjetet sociale. Në këtë mënyrë mund të frenohen më mirë gjuha e urrejtjes dhe lajmet e rreme në internet.

Në takimin "Forum Bellevue", Steinmeieri tha se ai ishte kritik ndaj modelit të biznesit të platformave të tilla si Facebook dhe Twitter, model i cili - siç u shpreh ai konkretisht- synon eksitim, zemërim, tërbim dhe frikë.

Shpejtësia dhe acarimi shpërblehen, qëndrimet e njëanshme dhe të pavërtetat mbeten pa përgjigje, demagogjia dhe propaganda shumë shpesh mbeten pa u qortuar.

Biznesi i vëmendjes, sipas Presidentit gjerman, po bëhet një kërcënim për demokracinë.

Vlerat mbi të cilat ndërtohet çdo demokraci, siç janë respekti, e vërteta dhe ndjenja e përgjegjësisë, nuk llogariten. Steinmeier e sheh këtë si kërcënim serioz për demokracinë, jo së fundi sepse armiqtë e saj i shfrytëzojnë me shkathtësi këto pika të dobëta. Akuzat që Steinmeier u bën kompanive të mëdha të teknologjisë si Facebook, Youtube, Twitter dhe Co. nuk janë të reja, por qartësia në të cilën ai i përmendi ato të tërheq vëmendjen.

Në luftën për rregullat që duhet të zbatohen për operatorët e platformave, Steinmeieri mbështetet në një aleancë evropiano-amerikane. "Ne duhet t'i kundërvihemi modelit të diktaturës digjitale me një alternativë demokratike", tha ai, duke iu referuar politikës së internetit të Rusisë dhe Kinës.

Nga ana tjetër, për Shtetet e Bashkuara dhe Evropën, ai sheh mundësinë e krijimit të një "teknosfere" të përbashkët, që mund të përcaktojë standardet globale. Kjo do të ishte një rivendosje e partneritetit transatlantik, tha Steinmeier./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat