Gurë në rrugë dhe njerëz të tmerruar, si u përjetua tërmeti i fuqishëm në Greqi

Evropë

Gurë në rrugë dhe njerëz të tmerruar, si u përjetua tërmeti i fuqishëm në Greqi

Më: 3 mars 2021 Në ora: 13:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Tërmeti i fortë në Greqi, kryesisht në zonën e Larisës ka bërë që njerëzit të dalin me nxitim në rrugët e qytetit.

Në pamjet e publikuara nga mediat greke, duket se kanë rënë gurë nga ndërtesat e disa prej apartamenteve por nuk ka pasur të lënduar.

Ndonëse banorët janë të shqetësuar, autoritetet kanë bërë thirrje që të mos kenë frikë pasi situata është nën kontroll. Pas tërmetit me magnitudë 6.2 që goditi Athinën dhe disa zona të Greqisë perëndimore, vijojnë pasgoditjet me madhësi më të lehta.

Image

Mes njerëzve që janë trembur përfshihen nxënësit në shkolla por edhe zonat e treta.

Bëhet e ditur se autoritetet kanë nxjerrë fortat e tyre në terren për të mbajtur nën kontroll situatën dhe për të qetësuar të gjithë njerëzit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat