''Edhe peshqit janë të lumtur'', akuariumi në Genova rihap dyert pas katër muajsh izolim

Evropë

''Edhe peshqit janë të lumtur'', akuariumi në Genova rihap dyert pas katër muajsh izolim

Më: 3 mars 2021 Në ora: 20:02
Akuariumi në Genova

Të gjithë janë të lumtur fëmijët, pinguinët, delfinët, peshqit, të gjithë më në fund pas gati katër muajsh mund të takohen sërish.

Akuariumi në Genova nisi të mirëpresë vizitorët e parë pas izolimit duke iu rikthyer gjallërisë dhe argëtimit.

Ata që e shijojnë më shumë hapësirën nënujore janë fëmijët të cilët jo vetëm argëtohen por edhe mësojnë më shumë për gjallesat e kësaj bote.

Biologët e një prej akuariumeve më të mëdhenj në Evropë shprehen se edhe gjallesat e detit e ndjenë mungesën e publikut.

Kafshët e ndjenë mungesën e zhurmës njerëzore. Jemi kujdesur për ta sikundër akuariumi të ishte i hapur por u mungonim ne njerëzit dhe zërat e publikut. E ndjenë mungesën edhe delfinët por edhe zogjtë edhe peshqit po ashtu.

Rihapja pas katër muajsh mbyllje solli gëzim për ata që dinë të shijojnë dhe të vlerësojnë bukurinë dhe pastërtinë e gjallesave të tilla sikundër pingiunët, apo edhe delfinët.

Gjatë kohës së izolimit akuariumi humbi më  shumë se 700 -800 mijë vizitorë. Edhe në rihapje janë duke u respektuar masat anti-COVID por asgjë nuk e ndal gëzimin e rikthimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat