Theren me thikë tetë persona në Suedi, policia po e heton si sulm terrorist

Evropë

Theren me thikë tetë persona në Suedi, policia po e heton si sulm terrorist

Më: 3 mars 2021 Në ora: 20:05
Theren me thikë tetë persona në Suedi

Policia në Suedi thotë se po e trajton një incident me thikë në Vetlanda si një “krim të dyshuar terrorist”.

Autoritetet fillimisht morën raporte pak para orës 15:00 se disa njerëz ishin sulmuar me një “sëpatë” afër Bangardsgatan. Patrullat e para të policisë arritën dhjetë minuta më vonë, raporton euronews.

Tetë persona janë konfirmuar të jenë plagosur në incident. Një i dyshuar në të 20-at e tij u qëllua nga policia në vendin e ngjarjes dhe është arrestuar.

“Personi i arrestuar është plagosur, por situata është e paqartë”, tha policia në një deklaratë, duke shtuar se individi u dërgua në spital me autoambulancë.

Fillimisht, policia filloi hetimin e incidentit si vrasje në tentativë, por konfirmoi se tani po e klasifikon sulmin si një “krim të dyshuar terrorist”.

“Policia ka situatën nën kontroll në Vetlanda, situata më urgjente tani ka mbaruar dhe puna e policisë tani është gjithnjë e më e përqendruar në punën hetimore”, kanë thënë autoritetet duke shtuar se “Aktualisht nuk ka asnjë tregues për më shumë autorë të dyshuar në këtë incident”.

Policia ka shtuar se ata janë në kontakt me tetë viktimat dhe nuk ka indikacione se dikush ka vdekur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat