​Francë: Më shumë se 60% të rasteve të reja të lidhura me llojin britanik

Evropë

​Francë: Më shumë se 60% të rasteve të reja të lidhura me llojin britanik

Më: 4 mars 2021 Në ora: 20:04
Jean Castex

Më shumë se 60 për qind e rasteve të reja të koronavirusit të regjistruar në Francë kanë të bëjnë me llojin që u zbulua për herë të parë në Britaninë e Madhe, tha sot kryeministri Jean Castex.

"Qarkullimi i virusit është përshpejtuar në dy javët e fundit dhe është e qartë se ajo ka të bëjë me llojin britanik," tha Castex në një konferencë për shtyp, raporton Reuters.

Ai shtoi se sistemi i kujdesit shëndetësor është ende nën presion të madh.

Megjithëse, siç deklaroi ai, nuk ka ndonjë rritje eksponenciale të numrit të njerëzve të infektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat