Gjueti e paligjshme në lagunë/ Greqi, dhjetëra flamingo të helmuara me plumb

Evropë

Gjueti e paligjshme në lagunë/ Greqi, dhjetëra flamingo të helmuara me plumb

Më: 6 mars 2021 Në ora: 15:06
Foto

Në një rrugë fshati që banorët vendas e kanë quajtur rruga e flamingove, Stavros Kalpakis, endet përgjatë Agios Mamas, një lagunë në Greqinë lindore, duke parë në horizont me dylbi.

Ambientalisti vesh çizmet e tij të llastikut dhe zhytet në ujë deri në gju. Kur kthehet disa momente më vonë, mban në dorë një flamingo rozë të ngordhur, një prej dhjetëra flamingove që mund të shihen në zonë në këtë gjendje javët e fundit, të vrarë nga helmimi me plumb. Rreth 50 zogj të tillë kanë ngordhur deri më tani në lagunën e vogël në gadishullin verior Halkidiki, rreth 580 km në veri të Athinës, thotë Kalpakis.  Nga disa dhjetëra flamingo që u morën nga ambientalistët për kujdes mjekësor, asnjë nuk mundi të shpëtohej.

 “Kjo gëzhojë është gjetur këtu dhe ka edhe shumë të tjera. Këtu gjuetia është e ndaluar. Por pavarësisht kësaj, gjuetarë të paskrupullt vijnë dhe qëllojnë. Flamingot gëlltisin edhe gurë të vegjël që i ndihmojnë me tretjen. Kështu ata kanë ngrënë edhe copëza plumbash, ç’ka edhe i ka helmuar”, thotë Kalapakis.

Agios Mamas është një rajon me diversitet të jetës së egër dhe mban rreth 60 specie të ndryshme zogjsh. Akoma më e rëndësishme, flamingot janë shumuar atje vitin e kaluar, hera e parë që kjo ndodhte në Greqi. Sipas komisionit evropian, çdo vit, 4 deri në 5 mijë ton plumb përfundojnë në laguna në të gjithë bllokun, si pasoje e gjuetisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat