Njerëzit në Angli nga mosha 56 deri në 59 vjeç, në radhë për t’u vaksinuar

Evropë

Njerëzit në Angli nga mosha 56 deri në 59 vjeç, në radhë për t’u vaksinuar

Më: 7 mars 2021 Në ora: 08:57
Foto ilustrim

Shërbimi Shëndetësor Kombëtar iu bëri thirrje njerëzve në Angli nga mosha 56 deri në 59 vjeç, që të rezervojnë vendet nga java e ardhshme për t’u vaksinuar kundër COVID-19.

“Ftesat e fundit janë dërguar pasi më shumë se tetë në 10 persona të moshës 65 deri në 69 vjeç morën ofertën për t’u vaksinuar”, tha NHS në një deklaratë.

“Stafi i NHS-s ka vaksinuar më shumë se 18 milionë njerëz në të gjithë Anglinë, që do të thotë se më shumë se një e treta e popullsisë së rritur tashmë është vaksinuar”, thuhej më tej.

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar deri më tani 4.2 milionë raste si pasojë e coronavirusit, bazuar në të dhënat e Universitetit Johns Hopkins. Numri i përgjithshëm i viktimave vlerësohet të jetë rritur në 124 mijë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat