Frikë për një tjetër valë, 21.825 raste pozitive me Covid-19 në Francë

Evropë

Frikë për një tjetër valë, 21.825 raste pozitive me Covid-19 në Francë

Më: 8 mars 2021 Në ora: 13:54
Francë

Franca regjistroi 21.825 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në mbi 3,9 milionë.

Sipas një deklarate nga Instituti i Shëndetit Publik njoftohet se 130 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e viktimave në 88.600.

Në spitale vazhdojnë trajtimin 24.818 persona, prej të cilëve 3.743 në kujdes intensiv, ndërsa numri i pacientëve që janë lëshuar nga spitali ka arritur në 265.295.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka tejkaluar 3,77 milionë.

Në ndërkohë, Franca i ka dhuruar Sllovakisë 15 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, bëri të ditur Ambasada e Francës në Bratisllavë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat