Italia bëhet vendi i gjashtë që ka mbi 100 mijë të viktima shkaku i COVID-19

Evropë

Italia bëhet vendi i gjashtë që ka mbi 100 mijë të viktima shkaku i COVID-19

Më: 8 mars 2021 Në ora: 18:44
Foto ilustrim

Numri i të vdekurve nga coronavirusi në Itali arriti në 100 mijë, duke e bërë atë vendin e gjashtë që ka arritur këtë rezultat, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Të dhënat e Ministrisë Italiane të Shëndetësisë treguan se vendi regjistroi edhe 318 vdekje të tjera në 24 orët e fundit, e cila e dërgon totalin gjatë pandemisë në 100,103.

Kryeministri Mario Draghi kujtoi të hënën se si një vit më parë, më 10 mars, Italia ishte vendi i parë perëndimor që deklaroi një Zonë të Kuqe me masa të forta bllokimi.

Ai tha se vendi po sheh një rritje të numrit të rasteve. Ministria Italiane e Shëndetësisë tha javën e kaluar se varianti britanik ishte duke u përhapur.

Pothuajse 5.5 milionë doza të vaksinave janë dhënë në vend, por Draghi tha se synon të përshpejtojë orarin e vaksinimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat