Turqia nxjerr sistemin e ri ajror/ Godet shënjestrat në largësi të paimagjinueshme

Evropë

Turqia nxjerr sistemin e ri ajror/ Godet shënjestrat në largësi të paimagjinueshme

Më: 9 mars 2021 Në ora: 21:30
Foto

Sistemi turk i mbrojtjes ajrore Hisar-O+ me rreze të mesme veprimi përfundoi me sukses testimin, gjatë të cilit u realizua goditja e shënjestrave në largësi dhe lartësi të paarritura ndonjëherë më parë në këtë vend.

Lajmin e dha përmes Twitterit kreu i presidencës së Industrive të mbrojtjes, Ismail Demir. Demir shpjegoi se bëhet fjalë për një variant të përmirësuar të sistemit ekzistues Hisar-A, e që i shkatërroi të gjithë objektivat ajrorë të cilëve iu drejtua.

Një arritje e tillë, nga sa shpjegoi ai, I detyrohet dy kompanive më të mëdha turke të mbrojtjes, Aselsan and Roketsan. Ai pritet të asgjësojë çdo lloj kërcënimi ajror duke nisur nga avionët, helikopterët, raketat cruise, dronët e raketat ajër-toke, qoftë edhe në kushte të papërshtatshme atmosferike.

Falë teknologjisë së avancuar, ai ka aftësinë edhe të diktojë, gjurmojë e ti identifikojë vetë shënjestrat dhe funksionin e kontrollit të zjarrit e ka autonom. Vetëm dy javë më parë, frika e një konflikti Turqi-Greqi u shpërfaq sërish pasi Ankaraja dërgoi një anije kërkimore në detin Egje.

Turqia këmbëngul se TCG Cesme po vepron në ujërat ndërkombëtare mes dy vendeve, në veri të pikës se nxehtë të Mesdheut Lindor që i çoi ato pranë luftës vitin e kaluar dhe e shtyu BE-në të diskutonte vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat