Republika Srpskas: Të nisin bisedimet për ndarje paqësore nga Bosnjë-Hercegovina

Evropë

Republika Srpskas: Të nisin bisedimet për ndarje paqësore nga Bosnjë-Hercegovina

Më: 10 mars 2021 Në ora: 18:43
Republika Srpskas

Në një seancë të posaçme, Asambleja Kombëtare e Republika Srpskas ka miratuar informacionin mbi zbatimin e Aneksit 10 të Marrëveshjes së Dejtonit dhe dhjetë konkluzionet në lidhje me vlerësimin e punës së Përfaqësuesit të Lartë dhe zbatimin e këtij aneksi gjatë bisedimeve për emërimin e një përfaqësuesi të ri, raporton “Nezavisne”.

Sipas përfundimeve të propozuara nga klubet e përfaqësueseve të SNSD-së, Demos-it, SP-së, NDP-NPS-së, Republika Srpska më nuk mund të pranojë imponimin e asnjë personi si Përfaqësues i Lartë.

Republika Srpska “do të informojë palët nënshkruese të Aneksit 10 të Marrëveshjes së Dejtonit…veçanërisht me propozimin që të largohet Përfaqësuesi i Lartë dhe vendimet e marra jashtë mandatit të përcaktuar në Aneksin 10 të rishikohen”.

Sipas kësaj Asambleje besohet se është koha që Bosnjë-Hercegovina me dy njësitë e saj dhe tre popujt përbërës të marrë përgjegjësinë për zhvillimin e saj në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit dhe të drejtën ndërkombëtare, dhe nëse kjo nuk do të jetë së shpejti në rendin e ditës, duhet të nisin bisedimet për një ndarje paqësore, thuhet në konkluzionet e Asamblesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat