Digjet një shkollë islame në Suedi

Evropë

Digjet një shkollë islame në Suedi

Më: 14 mars 2021 Në ora: 20:24
Foto ilustrim

Një zjarr shpërtheu në një shkollë private në Suedi ku shkolloheshin fëmijët myslimanë, të cilën drejtori i atij institucioni deklaroi se u dogj.

Husein Aldaudi, drejtori i shkollës Alsalamskolan në provincën e Orebro, i tha medias shtetërore suedeze SVT se pamjet e kamerave të sigurisë tregonin dy persona që i vunë zjarrin shkollës, raporton aa.

“Pamjet tregojnë dy burra të maskuar duke thyer dritare në katin e poshtëm të shkollës dhe duke hedhur materiale të ndezshme brenda”, tha Aldaudi.

Ai shtoi se zjarri shpërthyen në mëngjes dhe se për fat të mirë askush nuk ishte në shkollë në atë kohë.

Ndryshe, tashmë policia suedeze ka nisur hetimet me pretekstin e zjarr-vënies së qëllimshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat