Ministri holandez i Shëndetësisë shkon për të votuar, por pa sukses – kishte marrë me vete pasaportën me afat të skaduar

Evropë

Ministri holandez i Shëndetësisë shkon për të votuar, por pa sukses – kishte marrë me vete pasaportën me afat të skaduar

Më: 17 mars 2021 Në ora: 14:52
Ministri holandez i Shëndetësisë, Hugo de Jonge

Ministri holandez i Shëndetësisë, Hugo de Jonge, është kthyer në shtëpi nga qendra e votimit për ta marrë pasaportën valide, pasi kishte shkuar me një tjetër që i kishte skaduar afati.

Siç raporton Reuters, Hugo de Jonge, që është në krye të ekipit në luftën kundër coronavirusit, ka tentuar të votoj në qendrën e votimit në Roterdam.

“Edhe një këshillë: merrni me vete dokumentet valide”, ka shkruar ministri në Twitter.

Sot është dita e tretë dhe njëherit e fundit për të votuar në zgjedhjet parlamentare në Holandë, që po i përjetojnë si referendum për besimin e dhënë qeverisë konservative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat